Ballina Lajme

Protestojnë punëtorët e KEDS-it, kërkojnë kthimin në vendet e punës

Me pankarta në duar, me mbishkrime “KEDS po e sfidon gjyqësorin, “Gjyqtarë pse po heshtni”, punëtorët e larguar nga KEDS, sot kanë protestua para Gjykatës Themelore dhe para Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Remzi Demaj, nga njësia e distriktit të Prishtinës, ka thënë se edhe pse qe tre muaj është vendimi i prerë i gjykatës në favor të 78 punëtorëve, KEDS nuk po reflekton ndaj punëtoreve me arsyen se lënda është në proces.

Ai tha se do të protestohet në vazhdimësi në mënyrë paqësore për arritjen e qëllimeve.

Ndërsa, Musa Nimani, nga njësia e distriktit të Mitrovicës tha se nëse nuk kthehen në punë, do të kërkojnë edhe nga gjykata e Strasburgut drejtësi, si dhe do të protestojnë edhe para ambasadave në Prishtinë.

Edhe Gëzim Jëlliqi nga distrikti i Prizreni ka kërkuar që të zgjidhet çështja e punëtorëve të larguar nga menaxhmenti i KEDS.

 

You may also like