Lajme

Profesori i UP-së bëhet Ambasador i Universitetit Tenkik të Munihut

Bajram Berishës do i ndahet titulli “Ambasador i TUM”.Këtë çmim e ndan Presidenti i Universitetit Teknik të Munihut (TUM), në vigjilje të 150 vjetorit të themelimit të Universitetit.

Me këtë titull nderohen shkencëtarët me kontribut të veçantë në ngritjen e reputacionit të TUM!

Ceremonia e ndarjes së titullit “Ambasador i TUM” do të organizohet gjatë koncertit festiv në Sallën Filarmonike të Munihut, në të dielën e parë të Adventit (30 nëntor deri 3 dhjetor).

Bajram Berisha është Profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës.

Ai është doktoruar dhe habilituar në Universitetin Teknik të Munihut në Gjermani, ku ka punuar për më tepër se 10 vjet (1996-2008).

Pas kthimit në Kosovë mes tjerash ka shërbyer si kryetar themelues i Këshillit Shkencor të MASHT, Prorektor për mësimdhënie dhe kërkime shkencore në Universitetin e Prishtinës (2009-2012) etj.

Është “Profesor vizitor” në TUM.

You may also like