Ballina Lajme

Problemet Kosovë-Serbi të bazohen sipas modelit nordik

Problemet midis Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhen në bazë të modelit nordik, i cili fokusohet në çështje që në të ardhmen përmirësojnë jetesën e njerëzve përkatës.

Kjo u deklarua sot në Beograd nga Kryeministrja e Norvegjisë, Erne Solberg, raporton ‘IBNA’.

Solberg deklaroi se “Serbia dhe Kosova do të përfitonin shumë nga normalizimi i marrëdhënieve të tyre. Presidenti serb, Vuçiç ka marrë një vendim të guximshëm dhe të mençur për nisjen e një dialogu të brendshëm mbi çështjen e Kosovës. Situata aktuale shkakton destabilizim në rajon”, transmeton RTKlive.

Pasi u pyet rreth propozimit të saj, ajo tha se: “Shpesh thuhet se besimi i ndërsjellë është sekreti i suksesit të arritur nga vendet nordike. Kjo është e vërtetë, por ky besim është ndërtuar falë bashkëpunimit në të kaluarën”.

You may also like