Ballina Lajme

Prishtinë, përkujtohet masakra e Srebrenicës

Organizata “Youth Initiative for Human Rights” në Kosovë ka përkujtuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.

Me pankarta në duar si: “T’rinjë për me kujtu, t’përkushtum mos me harru” janë kujtuar 8372 persona të masakruar në Srebrenicë, raporton EO.

Ky aktivitet u organizua në Prishtinë në përvjetorin e 24-të të kësaj masakre e cila njihet si më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Klan Kosova.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë.

You may also like