Ballina Rajoni dhe Bota

Presidenti i Maqedonisë kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe: Nuk do e nënshkruaj dekretin

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, vlerëson se me miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i është dhënë goditje demokracisë. Ivanov vazhdon të këmbëngulë në qëndrimin e tij të mëparshëm se po dëmtohet shteti ligjor.

Ai akuzon shumicën parlamentare për keqpërdorim të flamurit evropian dhe shkelje të procedurave juridike.

“Jo vetëm që e keqpërdorët flamurin evropian në këtë ligj, por i keni shkelur edhe të gjitha procedurat dhe afatet juridike, në mënyrën e sjelljes së të njejtit”, deklaroi Ivanov.

You may also like