Ballina Lajme

Presidenti Bush mbështet Thaçin për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar takimet me përfaqësues të institucioneve të ndryshme në Amerikë dhe personalitete të ndryshme.

Në Dallas, Thaçi ka takuar ish presidentin amerikan, George Bush. Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkuar se në Dallas ka takuar mikun e madh të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, presidentin George Bush, transmeton lajmi.net.“Në këtë takim të ngrohtë e miqësor diskutuam për të gjitha zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon. Respekti për familjen e mrekullueshme Bush do të jetë i përjetshëm për shqiptarët e Kosovës”, ka shkuar ai.

Sipas Thaçit, bashkë kanw evokuar shumë kujtime nga e kaluara jo e largët, mirëpo fokusi ishte tek përpjekjet e tashme të shtetit tonë për të siguruar një të ardhme të sigurt dhe në paqe.“Në kontekst të këtyre përpjekjeve, u pajtuam se është e domosdoshme arritja e marrëveshjes përfundimtare obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të shënonte mbylljen e konfliktit njëshekullor, njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, NATO dhe BE”, ka shtuar ai.

Thaçi më pas ka theksuar se sigurisht se arritja e kësaj marrëveshjeje nuk është aspak e lehtë. Por, presidenti Bush më dha një këshillë të çmuar, të cilën dua ta ndaj me ju.“Ju si liderë nuk do të mbaheni në mend për vendimet populiste, por për vendimet e vështira dhe të drejta që merrni për vendin dhe popullin tuaj”, ka cituar Thaçi presidentin Bush.

Në fund ai ka thënë se duke i shprehur mirënjohjen më të lartë në emër të qytetarëve të Kosovës, sot kisha privilegjin që presidentin Bush ta dekoroj me Urdhrin e Pavarësisë, për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

You may also like