Ballina Lajme

Pas debatit Nitaj-Shala, Haradinaj takon Limajn

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pasur një takim pune me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.

Kryetari i AAK-së dhe Nismas kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për të bashkërenduar agjendën qeverisëse.

Ky takim vjen vetëm pak ditë pas një replike në distancë mes deputetit të AAK-së, Muharrem Nitaj dhe atij të Nismas, Haxhi Shala.

Debati nisi kur Nitaj në një emision televiziv tha se “çarshia flet që Limaj po kthehet në Partinë Demokratike të Kosovës” gjë që solli reagimin e Shalës i cili deklaroi se “veç në Kosovë ndodh që një deputet shërbehet me fjalë të çarshive”.

You may also like