Lajme Rajoni dhe Bota

Palestinezët protesta kundër bastisjes izraelite në zyrën e agjencisë së lajmeve

Dhjetëra palestinezëve protestuan sot në qytetin e Ramallahut në Bregun Perëndimor kundër bastisjes izraelite në zyrën kryesore të agjencisë zyrtare të lajmeve Wafa, raporton Anadolu Agency (AA). Forcat izraelite bastisën të hënën zyrat e agjencisë Wafa mbi pretendimet për kërkimin e të dyshuarve, ku shtatë izraelitë u plagosën një ditë më parë. Protestuesit brohorisnin me slogane duke denoncuar bastisjen izraelite dhe shkeljet kundër popullit palestinez. Të organizuar nga Sindikata e Gazetarëve Palestinez jashtë selisë së agjencisë Wafa në Ramallah, tubimi i sotëm u ndoq nga gazetarë dhe aktivistë. “Izraeli është i pafuqishëm ndaj mediave palestineze, që ka ekspozuar praktikat izraelite kundër popullit tonë”, tha Nasser Abu Bakr, kreu i Sindikatës së Gazetarëve Palestinez. Ai u bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare të mediave dhe grupeve të të drejtave të njeriut që të ndërhyjnë për të ndaluar shkeljet izraelite ndaj gazetarëve palestinezë dhe mediave.

You may also like