Ballina Fokus Lajme

Pak para se të ndërrojë jetë nga aksidenti në Shkup, i riu shqiptar fali Namazin e Ikindisë në zyrë

Të mërkurën e javës së kaluar shumë persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetovë.

Përpos atyre që humbën jetën të lënduar mbetën edhe shumë të tjerë, pas rrotullimit që pësoi autobusi i cili po barte udhëtarë në numër të shumtë.

E ndër personat që ndërroi jetë atë ditë është edhe i riu, Rametulla Abdurrahimi.

Në rrjetet sociale së fundi është publikuar një fotografi ku Rametullahi kishte falur Namazin e fundit të Ikindisë në vendin e punës, para se të ndërronte jetë.

Rametulla Abdurrahimi ishte fëmija i vetëm i kësaj familje, ndërsa pas vetes la dy djem dhe një vajzë 8 vjeçare.

You may also like