Ballina Lajme

Pagat e Qeverisë i përmend edhe ish-gjenerali i NATO-s

Ish-gjenerali i NATO-s Wesley Clark ka përmendur disa rreziqe të mëdha që po i kanosen vendeve të Ballkanit.

Ndër tjera ai ka përmendur edhe mënyrën e qeverisjes në këto vende, me theks të veçantë pagat e tyre. Clark ka thënë se duhet të punohet shumë fuqishëm në luftë kundër korrupsionit nëpër qeveri.

“Kjo do të thotë se anëtarët e pushtetit, ata të zgjedhur si dhe ata të emëruar detyrimisht duhet të jetojnë në mënyrë modeste, duhet të jetojnë nga rrogat e tyre, rrogat duhet të jenë të mjaftueshme që të jetohet prej tyre, por askush nuk duhet të presë se do të bëhet milioner”, ka thënë ndër tjera ish-gjenerali amerikan i NATO-s, Wesley Clark në një intervistë për televizionin e Sarajevës N1.

You may also like