Ballina Lajme

Pacolli për mosanëtarësimin në INTERPOL: Fitoi e keqja

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol, ka deklaruar se shteti serb ka bërë një luftë të pamëshirshme kundër anëtarësimit të vendit tonë në këtë organizatë.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës duhet t’i japin rëndësi shumë të madhe dialogut, pasi sipas tij duhet krijuar perspektiva për qytetarët e vendit tonë.

Ministri Pacolli ka thënë se institucionet e Kosovës kanë bërë punë të madhe për anëtarësimin në Interpol, spektri politik i vendit tonë unitet në këtë drejtim.

Kreu i diplomacisë kosovare ka thënë se ka pasur shtete që nuk e kanë njohur Kosovës dhe kanë votuar pro anëtarësimit në Interpol, por ka pasur edhe shtete të cilat e kanë njohur dhe kanë abstenuar. Për këtë të fundit, Pacolli tha se duhet të gjejnë arsyen pse ka ndodhur kjo.

Ndërsa, ka thënë se është e vështirë të dihet lista e të gjitha shteteve se si kanë votuar, por u shpreh se do të ishte shumë interesante që të dihet që pastaj të punojnë me ato shtete.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka vlerësuar se mos pranimi i Kosovës në Interpol, ku nevojiteshin dy të tretat e votave për anëtarësim, i bën shërbim vetëm krimit dhe kriminelëve dhe askush nuk duhet t’i gëzohet këtij fakti.

68 vende votuan pro anëtarësimit të Kosovës në Interpol, 56 ishin kundër dhe 16 vende abstenuan.

You may also like