Ballina Lajme

Opozita pret përkrahje për votimin e rezolutës që do prezantohet nesër

Pas caktimit të seancës së jashtëzakonshme, partitë opozitare presin që rezoluta që do prezantohet nesër do të votohet nga shumica parlamentare.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë ka ftuar gjithë deputetët për miratimin e rezolutës.

Ai ka thënë se është absurde vazhdimi i veprimeve të presidentit Hashim Thaçi, me idetë për korrigjimin e territorit të Republikës së Kosovës.

“Unë pres që nesër të kemi mbështetjen për këtë rezolutë nga partitë opozitare e po ashtu edhe të pozitës. Është sinjal i qartë për presidentin e vendit se duhet të ndalet me veprimet e tija antikushtetuese. Mendoj se PDK-së i ka humbur rruga në oborr, është absurde veprimi i presidentit për të diskutuar për territorin e Kosovës. Ftojë të gjithë të përkrahin këtë rezolutë. Kemi dëgjuar nga deklarata e bëra publikisht se AAK dhe Nisma do ta mbështesin këtë”, ka deklaruar Hoti.

You may also like