Sport Uncategorized

“Operacioni Pogba”, ky është veprimi i fundit nga Real Madrid

Real Madrid duket se do të ketë shumë punë në verë.

Real Madrid po planifikon që t’i transferojë disa emra të mëdhenj në afatin kalimtar të verës.

Në mesin e lojtarëve që skuadra spanjolle i dëshiron në verë është edhe Paul Pogba, përcjell lajmi.net nga MARCA.

Mesfushori francez e dëshiron largimin nga Manchester United, pas interesimit të shfaqur nga Real Madrid.

Mino Raiola është duke punuar në kompletimin e marrëveshjes, gjersa ‘Djajtë e Kuq’ i duan 130 milionë euro nga shitja e Pogbas.

Agjenti italian i ka bërë me dije Real Madridit se dëshiron një pjesë të parave, për ta mbyllur transferimi e Pogbas në Santiago Bernabeu.

You may also like