Ballina Lajme

Një polic i plagosur nga aksioni që po zhvillohet në Veri

Njësitë e shumta policore duke përfshirë edhe SIT-in kanë nisur aksion për arrestimin e personave që dyshohet se merren me kontrabandë në Zubin Potok dhe në pjesë të tjera të Veriut të Kosovës.

Nga ky aksion ka mbetur i plagosur një polic përderisa janë arrestuar pesë persona deri tani.

Ndërkohë serbët lokalë në Zubin Potok, kanë bërë barrikadë përderisa janë dëgjuar të shtëna të shumta të armëve.

Situata momentale është e qetë por ka prezencë e madhe e Policisë së Kosovës.

You may also like