Tech & Auto

Ngjashmëria mes Ford Escape të ri me Mazda CX-5 (Foto)

Kanë shumë elemente të ndryshme, por edhe ngjajnë shumë.

Gjatë kësaj jave, Ford e ka prezantuar makinën SUV Escape 2020, që është bazuar në platformën e re të Focus, transmeton Telegrafi.

Qe kur është shfaqur, e kanë krahasuar me Mazda CX-5, me të cilën ka mjaftë ngjashmëri.

Megjithëse Ford nuk ka dashur të imitonte, njohësit mendojnë se ndryshimi i stilit, ka bërë që të jetë sikur modeli nga prodhuesi japonez.

“Nuk deshëm një luftëtar, që e dukjen sikur don të thotë mu hiq nga rruga. Klientët më nuk e duan këtë” ka thënë Amoko Leenarts, shef i dizajnit të Ford.

Sipas tij, ky Ford është shumë më i shoqërueshëm, ndërsa me zbutjen e pamjes është bërë shumë më i “shkathtë se si i egër”.

Duke hedhur poshtë tendencën për imitim, ai ka thënë se është ngjashmëri e rastësishme mes Ford Escape dhe Mazdra CX-5, që është makinë shumë e pëlqyer.

You may also like