Lajme Rajoni dhe Bota

Në Meke falet namazi i xhenazes në mungesë për Khashoggin

Në xhaminë e madhe të Mekes, Mesxhid al-Haram, u fal namazi i xhenazes në mungesë për gazetarin e vrarë saudit Jamal Khashoggi, raporton Anadolu Agency (AA).

Namazi i xhenazes u fal pas atij të xhumasë.

Jamal Khashoggi u vra më 2 tetor në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, ku kishte shkuar për dokumentacion. Kufoma e tij ende nuk është gjetur.

Djali i gazetarit të vrarë, Salah Khashoggi, dje njoftoi në Twitter se sot në xhaminë Mesxhid al-Nebevi në Medine pas namazit të sabahut dhe në Meke pas namazit të xhumasë do të falej namazi i xhenazes në mungesë.

Salah më herët ka njoftuar se ngushëllimet për babain e tij do të pranohen nga e premtja deri të dielën në shtëpinë e tij në Xhide.

Njoftimi për faljen e namazeve erdhi pasi kryeprokuroria saudite dje shpalosi rezultatet e hetimit në Riad.

You may also like