Lajme Rajoni dhe Bota

Në dy javët e fundit nga veriu i Sirisë terroristët kryen “12 sulme me dronë”

Organizata terroriste e zënë ngushtë si rezultat i operacioneve të vendosura brenda vendit nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) po përpiqet të sulmojë me dronë të cilët i ngre në ajër nga pjesa veriore e Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë dy javëve të fundit, TSK ka penguar 12 sulme që organizata terroriste YPG/PKK ka kryer me dronët e ngritur nga Lindja e Eufratit.

Ekspetët e sigurisë kanë theksuar se sulmet në fjalë kanë paraqitur edhe njëherë para syve domosdoshmërinë që të jetë tek Turqia kontrolli i zonës së sigurisë e cila planifkohet të formohet në veri të Sirisë dhe se vetëm në këtë mënyrë mund të sigurojë kufijtë dhe popullatën.

Sipas informacioneve që ka marrë gazetari i AA-së, mësohet se organizata terroriste e zënë ngushtë si rezultat i operacioneve intensive të TSK-së po përpiqet të vazhdojë praninë e saj me mënyra të reja sulmesh.

Në krye të këtyre mënyrave janë sulmet e kryera me dronë përtej kufijve. Terroristët, të cilëve u janë kufizuar mundësitë e veprimit brenda vendit si pasojë e operacioneve që vazhdojnë pa ndërprerje, po përdorin për sulmet e tyre zonat ku ata strehohen në lindje të Eufratit.

Organizata terroriste YPG/PKK nga territoret në lindje të Eufratit në 15 ditët e fundit ka kryer 12 sulme me dronë kundër bazave brenda vendit. Në objektivat e këtyre sulmeve me dronë të drejtuar nga strehimoret terroriste në thellësi të Sirisë janë vendosur elementët e TSK-së në rajonin Silopi në qytetin Şırnak, rajonin İslahiye në Gaziantep, rajonin Suruç dhe Birecik në Şanlıurfa.

Nuk ka patur humbje të jetëve për shkak se të gjitha sulmet janë penguar nga forcat e sigurisë me armën kundër dronëve ‘dronesavar‘ dhe sisteme të ndryshme të armëve.

– “Lindja e Eufratit përdoret si një bazë”

Eksperti i sigurisë Abdullah Ağar, në një deklaratë për AA ka theksuar se organizata terroriste YPG/PKK, po kryen sulme të ndryshme përtej kufirit me mjete si paramotor, dronë dhe avionë model.

“Organizata terroriste këto mënyra ka filluar t’i përdorë pasi i ka mësuar nga organizata terroriste DEASH dhe se dronët nuk përdoren nga terroristët vetëm për të sulmuar por edhe për vëzhgime zbuluese”, tha Ağar.

Ai thotë se si rezultat i sukseseve në operacionet e TSK-së, është zvogëluar në masë të madhe prania fizike e terroristëve në rajonet malore dhe periferike, por ka shtuar se terroristët vazhdojnë praninë e tyre kryesisht në pjesën veriore të Sirisë dhe Irakut.

“Neutralizimi i pranisë së organizatës terroriste në veri të Sirisë është i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë e Turqisë por edhe për sigurinë e rajonit”, tha Ağar i cili ka njoftuar se organizata terroriste YPG/PKK-ja përdor si një bazë kryesisht pjesën në lindje të Eufratit.

Ağar pasi ka tërhequr vëmendjen se terroristët në këtë rajon kanë ndërtuar punishte dhe zhvillojnë dronët që përdorin për sulme, tha se “Është e rëndësishme që të jetë tek Turqia kontrolli i zonës së sigurisë që planifikohet të formohet dhe se vetëm në këtë mënyrë do të shërbejë kundër terrorizmit që vjen përtej kufijve”.

– “Do të kontribuojë në normalizimin e jetës së përditshme”

Ndërsa Murat Aslan, lektor në Universitetin Hasan Kalyoncu dhe ekspert i sigurisë në Fondacionin për Hulumtime Ekonomike dhe Sociale (SETA) thotë se këto sulme i njohin të drejtën për vetëmbrojtje Turqisë për të neutralizuar terroristët që kryejnë këto sulme.

“Sulmet e kryera tregojnë se elementët ushtarakë amerikanë në rajon nuk mund të pengojnë sulmet në fjalë dhe poashtu sulmet tregojnë formimin e një boshllëku autoritar”, tha Aslan duke shtuar se “Atëherë Turqia mund të marrë çdo lloj mase për të parandalur këto sulme”.

Sipas tij, një korridor i sigurisë nën kontrollin e Turqisë mund t’i japë fund edhe sulmeve terroriste dhe mund të kontribuojë për normalizimin e jetës së përditshme të popullit në Siri. “Ndërsa një veprim ndryshe mund të vendosë në veprim dinamikat e luftës së Turqisë kundër terrorizmit sepse në luftën rajonale dhe globale kundër terrorizmit nuk mund të pranohet hezitim dhe dobësi”, tha Aslan.

You may also like