Ballina Lajme

Në buxhetin e vitit 2019 prioritet mbrojtja dhe drejtësia

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2019.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se në këtë buxhet prioritet janë mbrojtja dhe drejtësia.

“Buxheti për vitin 2019 është miratuar, janë deklaruar ato që janë prioritete siç është mbrojtja, rendi publik, gjyqësori, shëndetësia, arsimi. Dhe ajo që ia kemi pasur borxh pensionet janë rritur”, tha ai.

Haradinaj ka folur edhe rreth kërkesës për një seancë të jashtëzakonshme të opozitës për t’ia ndaluar presidentit të flas për kufijtë.

“Nëse shkojmë me çka nuk bënë, qëndrimet janë të qarta të Qeverisë. Ne po ashtu duhet ta kemi një formulë se çka bënë. Ka pasur disa rezoluta në Kuvend është mirë edhe opozita të mos shkoj me atë se çka nuk bënë. E kemi potencuar se nuk bënë korrigjimi. Jemi duke u vonuar, jemi duke treguar se çka nuk bënë. Edhe rezoluta që e kemi ne tregon që nuk bënë të diskutohet për korrigjimin. Mirë është me e krijuar edhe delegacionin. Është mirë me u nda punët, qeveria e ka pjesën teknike të dialogut, edhe presidentit nuk mundesh me ia ndalua me u takua me një president të vendit. Jam i sigurt se në ketë total të punëve atëherë s’ka mundësi Kosovën ta befasojë me ndonjë marrëveshje”, tha ai.

You may also like