Lajme Shëndetësi

Ndotja e arjit çdo vit merr jetën e 8,8 milionë njerëzve

Afër nëntë milionë njerëz çdo vit humbin jetën nga probleme që burojnë nga ndotja e ajrit, ka treguar një studim i shkencëtarëve evropianë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas studimit të publikuar në revistën shkencore European Heart Journal, ndotja e ajrit shkakton vdekjen e hershme të 8,8 milionë njerëzve në vit.

“Hulumtimi tregon se shkalla e vdekjeve nga ndotja e ajrit është më e lartë se ajo e shkaktuar nga pirja e duhanit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 7,2 milionë njerëz humbën jetën nga duhani në vitin 2015”, tha Thomas Münzel, pjesëmarrës në hulumtim.

– Ndotja e ajrit shkakton vdekjen e 800 mijë njerëzve në Evropë

Studiuesit kanë gjetur se në mbarë Evropën, ndotja e ajrit shkakton vdekjen e hershme të 800 mijë njerëzve dhe se gjendja në fjalë ul jetëgjatësinë mesatare për dy vite.

Hulumtuesit po ashtu kanë theksuar se vdekjet nga ndotja e ajrit janë rritur pasi ajo fillimisht ndikon te mushkëritë, ndërsa po ashtu shkakton sëmundje të zemrës duke inicuar probleme qarkullimin e gjakut.

Shkencëtarët kanë theksuar nevojën e ndryshimit të lëndëve djegëse fosile me burime të ripërtëritshme të energjisë për të ulur ndikimin e ndotjes së ajrit mbi jetëgjatësinë.

You may also like