Ballina Lajme

Ndalohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve Vërmicë -Morine

Policia e Kosovës (PK), publikon këtë 1 zyrtar me qëllim të informimit të opinionit publik, se sot me datën 31.03.2018 rreth orës 11:20 përkohësisht është mbyllur Pika Kufitare në PKK Vërmicë –VKK Morinë nga Autoritet e Shqipërisë.

Ndalimi i qarkullimit nga autoritetet e Shqipërisë, sipas tyre është bërë për arsye të protestës që po mbahet nga qytetarët në afërsi të tunelit të Kalimashit, dhe në pa mundësi për të lëvizur automjetet dhe për shkaqe të sigurisë së qytetarëve nuk po lejohet qarkullimi-hyrja e mjeteve në Republikën e Shqipërisë deri në një vendim tjetër.

You may also like