Ballina Fokus Lajme

Myftiu Tërnava: Urojmë për fushatë të ndershme, të qetë dhe pa probleme

Myftiu i Republikës së Kosovës përmes një shkrimi në faqen zyrtare të Bashkësisë Islame të Kosovës ka uruar të gjithë kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës për fillimin e fushatës zgjedhore.

Ai ka kërkuar nga ta që gjatë fushatës zgjedhore të tregojnë kulturë dhe sjellje të lartë, si dhe të kenë fushatë të ndershme, të qetë dhe pa probleme.

“Si Myfti i Republikës dhe si udhëheqës i njërit prej institucioneve tona më të mëdha fetare dhe jo vetëm, kërkoj nga të gjitha ju që gjatë fushatës të tregoni kulturë dhe sjellje të lartë.”

Si institucioni më i madh fetar në vend, ai ka treguar se do ta ruajnë paanshmërinë politike, ngase të gjithë kandidatët i përkasin këtij vendi dhe ne si institucion iu përkasim juve.

“Pavarësisht dallimeve politike, gjërat tjera na bashkojnë, dhe pas datës 6 tetor, prapë bashkë duhet t’i kryejmë punët. Ne, si institucion fetar, do të ruajmë paanshmërinë politike, sepse ju të gjithë na përkisni neve dhe ne iu përkasim juve të gjithëve,” – thuhet në urimin e myftiut Tërnava.

You may also like