Ballina Fokus Lajme

Myftiu Tërnava takoi zëvendëskryeministrin Hoxhaj

Kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Enver Hoxhajn, i cili shoqërohej nga ish-ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Arabisë Saudite dr. Rexhep Boja.

Myftiu Tërnava e njohu Hoxhajn me punët dhe zhvillimet e Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe me kontributin e BIRK-ut për një mirëqenie me të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Hoxhaj ka falënderuar myftiun Tërnava për pritjen dhe për angazhimin e tij dhe të institucionit që ai drejton për të mirën e qytetarëve.

Në këtë takim, myftiu Tërnava dhe zëvendëskryeministri Hoxhaj diskutuan edhe për zhvillimet e fundit dhe për gjendjen në vend.

You may also like