Ballina Fokus Lajme

Myftiu Tërnava shkon për ngushëllime në familjen e hoxhës Avdyl Krasniqi, vlerëson kontributin e tij për fe e atdhe

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, kanë vizituar për ngushëllime familjen e hoxhës Avdyl ef. Krasniqi.

“Myftiu Tërnava çmoi lart punën dhe kontributin fetar dhe atdhetar të imamit Avdyl Krasniqi”.

“Ai bëri lutje që Zoti ta ketë shpërblyer me xhenet punën dhe veprën e hoxhës, e për shpirt të tij kënduan nga një Fatiha”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

You may also like