Ballina Lajme

Myftiu Tërnava: Mos t’i paragjykojmë të mbijetuarit e dhunës seksuale, s’kemi bë sa duhet

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka kërkuar që të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës të mosparagjykohen, raporton Ekonomia Online. Ai ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në këtë drejtim. Tërnava në konferncën “Të gjithë së bashku me një zë”, në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. shtoi se shoqëria duhet të vetëdijesohet, pasi sipas tij, viktimat nuk kanë faj. “Ne si shoqëri me këtë kategori nuk jemi marrë si duhet ngase kjo kategori duhet të trajtohet me prioritet duke nisur nga familjet e tyre deri tek institucionet”. “Të mbijetuarit e dhunës seksuale kanë përjetuar traumë por duhet theksuar se ata nuk bartin asnjë gjynah, asnjë përgjegjësi faji”. “Duhet sensibilizuar shoqërinë se vajzat, nënat e bijat tona nuk kanë asnjë faj dhe nuk kemi të drejtë të ngremë gishtin e të paragjykojmë ndaj tyre”. Edhe Don Lush Gjergji, nga Ipeshkvia e Kosovës, tha se deri më tani askush nuk ka pasur forcë morale dhe guxim për tu ballafaquar me këtë çështje, raporton EO.Ai ka kërkuar që të gjithë të punojnë në këtë drejtim në mënyrë që kjo kategori të mos ndihet e fyer. “Së pari duhet të shprehemi ne të cilët deri tash nuk kemi pasur forcë morale dhe guxim për tu ballafaquar me këtë çështje që aty këtu i kemi shikuar me sy të dyshimit e përbuzjes e më së paku me atë që ka ndodhur me bijat tona një tragjedi”. “Edhe ne si bashkësi fetare jemi vonuar me shoqërinë dhe shtetin, por më mirë vonë se kurrë dhe shpresoj që kjo tematikë të na ndihmojë të takohemi, afrohemi e bashkohemi që vëllazërisht t’i trajtojmë më kirurgjinë e shpirtit”.

You may also like