Ballina Lajme

Myftiu Tërnava i quan shpifje deklaratat e Behramit, thotë se do ta padisë

Teologu kosovar nga Vushtrrja, Emin Behrami ka akuzuar sot të parin e BIK-ut, Naim Tërrnava se ka vjedhur 300 mijë marka.

Për këtë ai ka ngritur edhe kallëzim penal.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i myftiut Tërnava.

Ai ka thënë se kjo është shpifje dhe se nuk ka tërhequr asnjëherë para në emër të Medresesë.

“Unë Myftiu i Kosovës sot në disa portale lexova shpifjen e radhës dhe tejet të ulët që mund ta bëj vetëm Emin Behrami. Unë botërisht deklaroj se asnjëherë nuk kam tërhequr nga bankat para në emër të Medresesë si drejtor i saj, dhe as tash si Myfti i vendit ngase kjo është punë e arkatarëve” ka thënë Tërnava.

Ai ka paralajmëruar se do t’i përgjigjet akuzave të Behramit me një kundërakuzë dhe do të kërkoj nga Prokuroria të merret me të.

“Unë nesër do ti bëj një kundërakuzë për shpifje Emin Behramit dhe do të kërkoj nga Prokuroria që të merret me këtë person i cili vazhdimisht vetëm shpif”, ka theksuar myftiu Tërnava.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Behrami shpifë të pavërteta ndaj myftiut Tërnava. Por të cilat kanë atakuar pa të drejtë figurën e myftiut Tërnava.

You may also like