Ballina Lajme

Mustafa vazhdon duke mos e pranuar humbjen nga VV-ja: Dy parti dolën të parat

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së po e konteston fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në një takim që pati me deputetin e Bundestagut, Mustafa tha se sa procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende, dhe se dy parti kanë dalë të parat, shkruan lajmi.net.

“Sa i përket procesit zgjedhor, e njoftova deputetin se ky proces ende nuk ka përfunduar se momentalisht jemi dy parti që kemi dalë të parat, LDK dhe VV me një dallim të vogël të votave, fituesi përfundimtar do të përcaktohet me certifikimin e rezultateve, pasi të numërohen të gjitha votave.

Madje ai la të kuptohet se ka shpresa se LDK do ta udhëheq Qeverinë.

“Ne edhe si parti kemi pas objektin themelor, zhvillimin ekonomik, luftën kundër krimit e korrupsionit pastaj thellimit e bashkëpunimit me ndërkombëtarëve dhe rikthimin e relacioneve me BE kështu që ky objektiv do të mbetet edhe më tutje, në rast se LDK do të jetë në krye të qeverisë së ardhshme apo pjesë e qeverisë së ardhshme”, ka thënë ai.

Mustafa në fund ka bërë të ditur se do të takohen ditët e ardhshme me Vetëvendosjen për harmonizimin e planit qeverisës dhe planprogramit në tërësi.

You may also like