Ballina Lajme

Mustafa: Nuk jam kandidat për kryeministër, taksa nuk duhet të hiqet

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka folur për situatën aktuale politike, zgjedhjet, taksën e për kandidatët e LDK-së për kryeministër.

Lideri i zgjedhur për herë të tretë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ai nuk e ka ndërmend të jetë kandidat i kësaj partie për kryeministër dhe se partia do të zgjedhë një person që e “bën më së miri këtë punë, dhe natyrisht që ka përkrahjen e plotë të LDK-së dhe të qytetarëve.”

Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Mustafa ka thënë se partia që ai udhëheq, dëshiron të shkojë e vetme në zgjedhje por ky qëndrim mund të ndryshojë dhe varet se si veprojnë partitë tjera.

Mustafa thotë se bisedimet me Serbinë duhet t’i udhëheqë kryeministri në pajtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Taksa duhet të vazhdojë derisa Serbia të mos ndërrojë qëndrimet e veta dhe përderisa mos të reflektojë në të gjitha këto sjellje të bllokadës që po i bën Kosovës”, ka thënë Mustafa.

You may also like