Ballina Lajme

Mustafa: Është privilegj të përjetosh një periudhë afërsie me Mulla Asllanin

Isa Mustafa, krytari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), shpreh ngushëllime për vdekjen e hoxhë Asllan Muratit.

Mustafa tha se ka pasur kënaqësinë të takonte Mulla Asllanin në Mitrovicë dhe Prishtinë.

“Besimtarin e pamposhtur dhe besnikun e frymës së Ibrahim Rugovës. Njeriun, që së bashku me prof Latif Berishën ktheu dhe ruajti eshtrat e Isa Boletinit deri në rivarrimin në Kullën e Boletinit”.

“Është privilegj të përjetosh një periudhë afërsie me Mulla Asllanin, sikurse është nderë të kujtosh njeriun me virtyte të larta kombëtare e fetare”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

You may also like