Ballina Lajme

Miratohet rezoluta për pezullimin e lojërave të fatit

Pas harmonizimit të rezolutës së LDK-së, është miratuar me 74 vota për projekt rezoluta që fillimisht i pezullon lojërat e fatit dhe brenda 30 ditëve qeveria të sjell ligjin në Kuvend që i ndalon këto.

Sipas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për ndalimin e tyre.

“Pas konsultimeve me kryetarët e grupeve parlamentare, propozoj këto ndryshme: pika e parë qeveria të nisë procudrat ligjore për pezullim të ligjit deri në ndërrim të ligjit dhe qeveria brenda 30 ditëve të sjell në Kuvend ligjin që i ndalon lojërat e fatit”,tha ai.

You may also like