Lajme Rajoni dhe Bota

Ministri gjerman Roth: BE nuk bën pazare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Ministri i Jashtëm gjerman,  Michael Roth thotë se Bashkimi Evropian nuk bën pazare me Shqipërinë dhe Maqedoninë për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Në një intervistë për “Deutsche Welle”, ai ka theksuar se Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë një hap mjaft të madh përpara në rrugën e tyre drejt BE-së

Ai ka komentuaredhe  politikat e BE-së ndaj Shqipërisë e Maqedonisë pas vendimit për hapjen e mundshme të negociatave në vitin 2019.

“Nuk ka pazare ndërmjet Bashkimit Europian dhe këtyre dy shteteve. Ne ia njohim Ballkanit Perëndimor që deri tani ka bërë shumë për pranimin e refugjatëve, prandaj nëse këto vende tregohen të gatshme për të na ardhur në ndihmë për politikat e refugjatëve dhe të emigrantëve, nuk do të ketë rabat në politikat e zgjerimit dhe më duket e padrejtë të ushtrohet presion ndaj këtyre dy shteteve, sepse njëra nuk ka lidhje me tjetrën”, ka thënë ai.

You may also like