Ballina Lajme

MFSK: Kosova ka të drejtë të marrë vendime të tilla

Formimi i Ushtrisë së Kosovës po shihet si proces me rrezik të madh nga Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO).

Sekretari i përgjithshëm i kësaj Aleance, Jens Stoltenberg, më herët gjatë ditës së sotme tha se Prishtina do të përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e FSK-së në Ushtri, shkruan lajmi.net.Sipas Stoltenbergut, ky proces po udhëhiqet “në një moment mjaftë të papërshtatshëm” dhe se nuk janë respektuar procedurat.

Këto deklarata, kreu i Aleancës Veriatlantike i bëri në fund të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, ku është diskutuar për gjendjen në Ballkanin Perëndimor.Zyrtarë nga Qeveria e Kosovës nuk kanë dashur të komentojnë deklaratat e shefit të NATO-së, duke thënë se për këtë punë duhet të përgjigjen nga ministria e FSK-së.

E nga MFSK-ja po thonë se ky proces nuk do ta dëmtojë në as një variant Kosovën.Ibrahim Shala, zëdhënës i kësaj ministrie ka thënë për lajmi.net se vendimi do të jetë i organeve më të lartë të shtetit, dhe se i njëjti është e drejtë e vetë tyre.Sipas tij, Kosova duhet të marrë vendime për të cilat mendon se janë të drejta dhe të nevojshme në një kohë të caktuar.

“Formimi i ushtrisë nuk ndikon asgjë keq për Kosovën. Do të jetë vendim i organeve më të larta të shtetit të Kosovës dhe është e drejtë e shtetit të Kosovës me marr vendime që ajo mendon se janë të drejta dhe të nevojshme në një kohë të caktuar”, ka thënë Shala për lajmi.net.E në lidhje me këtë ka reaguar edhe zëvendësminsitri i FSK-së, Burim Ramadani, ai ka thënë se tranzicioni i FSK-së është në përputhje me angazhimet bilateral të Kosovës me shtetet anëtare të NATO-s.

Për këtë proces, ai ka thënë se është legjitim dhe se do të ketë tranzicion 10 vjeçar për të përmbushur kapacitetet operacionale.Ndërkohë, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca ku do të votohet për tri projektligjet e FSK-së të mbahet më 14 dhjetor.

You may also like