Ballina Fokus

Meta: Shqiptarët myslimanë, rol vendimtar në proceset shtetformuese

Komuniteti mysliman shqiptar ka shënuar 95 vjetorin e themelimit prej rilindësve dhe patriotëve shqiptar, disa prej të cilëve edhe firmëtarë kryesorë të Aktit të Pavarësinë së Shqipërisë. Presidenti Ilir Meta evidentoi rolin shtetformues të klerit mysliman.

“Përgjatë këtij rrugëtimi shqiptarët myslimanë kanë luajtur një rol vendimtar në të gjitha proceset shtet-formuese që ka kaluar vendi ynë duke përmendur në mëyrë të veçantë Lidhjen e Prizrenit, gjithë periudhën e Rilindjes Kombëtare, Kongresin e Manastirit, dhe madje ata kanë qenë ndër frymëzuesit kryesorë dhe mbështetësit e kryengritjeve të mëdha, të cilat sollën edhe Pavarësinë e vendit”, tha Meta.

Në revistën komunitetit “Zani i Naltë” klerikët myslimanë duke u mbështetur në trashëgiminë atdhetare dhe fetare ia dolën, siç tha presidenti të ngrenë jo vetëm institucionet drejtuese, por treguan perëndimin si drejtimin e kombit.

‘Ne jemi një vend evropian, shkruhej në revistën ‘Zani i Naltë’, dhe si i tillë duhet të marrim nga qytetërimi perëndimor gjithçka është e mirë’. Kjo vlen edhe sot.
Regjimi ateist komunist e goditi dhe e ndaloi fenë! Shkatërroi xhami e kisha. Persekutoi klerikë dhe besimtarë, por nuk mundi të mposhtte besimin e shqiptarëve te Zoti”, u shpreh ai.

Me motivacionin kontributit të gjithaanshëm në promovimin e dijes, historisë dhe besimit, Presidenti i Republikës i dha titullin “Naim Frashëri” revistës “Zani i Naltë”. Më herët në një aktivitet tjetër, kreu i shtetit përshëndeti edhe 73 vjetorin e Shkollës Skënderbej e vlerësuar prej tij si një shtyllë e fortë e atdhedashurisë.

You may also like