Sport

Messi mund të kthehet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Një lajm shumë i mirë për Barcën, por aspak i mirë për Inter ka ardhur lidhur me Lionel Messi.

Ylli katalan ka vuajtur shumë nga dëmtimet në këtë fillim sezoni, duke i munguar skuadrës së Barcelonës në xhirot e para, për të shfaqur edhe probleme në rezultate.

Rikthimi i Leos nuk shkoi më së miri, pasi lojtari u dëmtua edhe në rikthim, për të mbetur jashtë fushave për rreth dy javë, sipas raportimeve të para, por, së fundmi ‘Sport’ ka dhënë shpresë për ‘Blaugranat’, transmeton lajmi.net.

Rikuperimi i dëmtimit muskulor të Messi ka shkuar më mirë sesa është pritur dhe lojtari mund të kthehet për ndeshjen kundër Inter, në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan ‘Sport’.

Barcelona dhe Inter përballen në xhiron e dytë të fazës së grupeve.

You may also like