Sport

Messi dënohet me 3 muaj ndalesë për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare

Federata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL) ka dënuar sulmuesin argjentinas Lionel Messi me tre muaj mos lojë në pjesëmarrjet e garave ndërkombëtare dhe një gjobë prej 50 mijë dollarë për shkak të komenteve negative ndaj federatës, transmeton Anadolu Agency (AA).

CONMEBOL tha se deklaratat e futbollistit 32-vjeçar në llogari të federatës ishin “të pabaza dhe të papranueshme”. Si rezultat i kësaj atij iu shqiptua ndalesë për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare për 3 muaj dhe gjobë prej 50 mijë dollarësh.

Në ndeshjen për vendin e tretë në Copa America midis Argjentinës dhe Kilit, pati një grindje dhe një mosmarrëveshje mes kapitenëve të dy skuadrave, Lionel Messi dhe Gary Medel, pas së cilës gjyqtari i dërgoi ata në dhomat e zhveshjes.

“Argjentina nuk duhet të jetë pjesë e një organizate të korruptuar. Është e qartë se ky turne u organizua që Brazili të fitonte. Unë nuk doja të vija të merrja medaljen sepse nuk doja të isha pjesë e diçkaje që është shprehje e mosrespektimit ndaj nesh. Është koha që gjërat t’i quajmë me emër të vërtetë”, ka thënë Messi për mediat pas lojës.

You may also like