Kulturë Lajme

Media gjermane për Kosovën: Vend i vogël me shumë fe dhe kombe

Megjithatë, në këtë vend të vogël jetojnë shumë kombe dhe shumë fe. Vendi është i pavarur dhe ka monedhën e euros.

“Sot duam të ju tregojmë për një vend të panjohur për ne”, kështu fillon përshkrimi për Kosovën nga “nordhessen-journal.de”.

“E vetmja gjë që ne gjermanët kemi në mendje për këtë vend është lufta dhe shkatërrimi. Por lufta në Kosovë ka përfunduar 20 vjet më parë”, shkruan tutje, duke përshkruar Kosovën, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, në këtë vend të vogël jetojnë shumë kombe dhe shumë fe. Vendi është i pavarur dhe ka monedhën e euros.

Kjo medie gjermane tregon edhe me kënd kufizohet Kosova, derisa fatkeqësisht thotë se nuk ka qasje në det.

Klima është e ndryshueshme, derisa nuk harron pa përmendur edhe rininë, përcjell albinfo.ch.

Ka popullsinë më të re në Evropë, ku gjysma e njerëzve janë nën moshën 18-vjeç.

Gjithashtu ka kisha dhe xhami, derisa toleranca fetare është e madhe.

Me anë të një video prej 10 minutave, tregohen bukuria e Kosovës, por edhe historia e saj.

 

You may also like