Sport

Me peticion kërkohet largimi i Agim Ademit nga FFK

Së fundmi është organizuar një peticion online ku po kërkohet largimi i Agim Ademit nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Në këtë peticion po ashtu po kërkohet largimi i politikës nga sporti, njofton Klan Kosova.

“Së fundmi Agim Ademi në cilësinë e Kryetarit të FFK-së, është përfshirë aktivisht dhe ka vënë në dispozicion ekipin përfaqësues të Kosovës në përkrahje të një kandidati për pozitë politike”.

“Me këtë ka rrezikuar suksesin sportiv, ka prishur neutralitetin politik të FFK-së, ka cenuar autoritetin e FFK-së dhe ekipit përfaqësues të Kosovës”.

“Për këto arsye, ne të poshtëshënuarit kërkojmë dorëheqjen ose shkarkimin e Agim Ademit nga pozita e Kryetarit të FFK-së dhe mospërsëritjen e rasteve të tilla në të ardhmen”.

Peticioni është organizuar nga Taulant Hoxha dhe deri tani ka marrë 638 nënshkrime online.

You may also like