Uncategorized

Mbyllen qendrat e votimit për Referendum në Maqedoni

Tashmë janë mbyllur të gjitha vendvotimet në Maqedoni. Qytetarët e Maqedonisë kanë votuar sot për marrëveshjen me shtetin e Greqisë për ndryshimin e emrit.

Deri në ora 18:30 njoftohet të kenë votuar 34% përqind e banorëve apo në numër rreth 589.637 qytetarë,raporton Indeksonline.

Tashmë sipas KSHZ-së janë mbyllur të gjitha vendvotimet pasi procesi ka ecur me rregull dhe nuk është bërë e ditur që ndonjë qendër e votimit ka vazhduar të funksionojë edhe pas orës 19:00 si pasoj e ndonjë vonese apo parregullsie.

Ndërsa pritet që deri në ora 22:00 KSHZ të mos dalë me ndonjë informacion zyrtarë lidhur me votimin.

Marrëveshja për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Maqedonia Veriore pritet të jetë një hap i madh drejt NATO-së dhe Bashkimit Evropian.

Gjithashtu rëndësia e këtij referendumi është mjaft i lartë për shtetin maqedon por edhe për rajonin në përgjithësi.

Përgjatë gjithë ditës ky proces i votimit si dhe paralajmërimet e ndryshme për protesta në këtë shtet janë përcjellur nga ekipi i Indeksonline të cilët kanë raportuar vazhdimisht për të gjitha zhvillimet.

You may also like