Ballina Lajme

Mbi një mijë dënime në trafik për një ditë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 130 tiketa të trafikut, ndërsa gjithsej kanë ndodhur 24 aksidente.

Prej 24 aksidenteve, 9 janë me të lënduar, ndërsa 15 aksidente tjera vetëm me dëme materiale.

Në raport thuhet se gjatë 24 orëve janë arrestuar 12 persona, në mbajtje janë dërguar 6, kurse 2 të tjera u dërguan në vuajtje të dënimit.

You may also like