Lajme Rajoni dhe Bota

May përpiqet të ruaj marrëveshjen për largim nga BE

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May përpiqet të ruaj marrëveshjen për largim nga Bashkimi Evropian edhe pse negociatat rreth saj nuk tregojnë ndonjë përparim as edhe një ditë para votimit në Parlament, transmeton Anadolu Agency (AA).

May dy javë më parë u premtoi deputetëve në Parlament se do të ketë një shans të ri, shansin e dytë për votim deri në votimin e 12 marsit ndërsa mbështetësit më fanatik të Brexit-it paralajmërojnë se më mirë është të shtyhet votimi se sa të vijë në situatë që përsëri të mos miratohet.

Dhoma e përfaqësuesve të Parlamentit britanik refuzoi marrëveshjen në janar, para së gjithash, për shkak të shqetësimit lidhur me pjesën e cila ka të bëjë me kufirin me Irlandën.

Bisedimet “teknike” për sigurimin e koncesioneve shtesë nga BE-ja nuk treguan ndonjë lëvizje gjatë fundjavës

You may also like