Sport

Luis Alberto shikohet si zëvendësues i Iniestas

Caku i Barcelonës është që të gjejë sa më shpejt një zëvendësim për Andres Iniestan gjatë verës.

Veterani spanjoll pritet të largohet nga klubi katalunas në fund të sezonit dhe të vazhdojë karrierën në MLS apo Super Ligën e Kinës.

Sipas Gazzetta dello Sport, Barça është duke konsideruar Luis Alberton si zëvendësues dhe në derbin e kryeqytetit ndaj Romës ka dërguar vëzhgues për ta ndjekur lojtarin nga afër.

Barcelona e kishte huazuar atë nga Sevilla në sezonin 2012/13, por Alberto nuk u ble nga katalunasit pavarësisht 11 golave të shënuar në 28 ndeshje për Barcelona B.

Lazio kërkon së paku 30 milionë euro për Alberton, i cili ka shënuar 10 gola dhe 16 asistime në të gjitha garat këtë sezon.

Në të kaluarën lojtari ka qenë pjesë edhe e Liverpoolit, Malagas dhe së fundmi Deportivo de La Corunas.

Luis Alberto ka qenë një nga lojtarët më në formë te Lazio dhe në Serie A këtë sezon.

You may also like