Sport

Liverpooli dhe Bayerni në garë për Hectorin

Mbrojtësi i krahut të majtë i skuadrës së Kolnit, Jonas Hector, pritet të jetë një emër i nxehtë edhe gjatë verës së vitit 2017.

Sipas revistës gjermane Kicker, reprezentuesi gjerman është i gatshëm të largohet nga Kolni këtë verë.

Pas tij janë shumë skuadra të mëdha evropiane, të cilat e shohin si një përforcim të madh për krahun e majtë të mbrojtjes.

Bayern Munichu dhe Juventusi kishin shprehur interesim në Hectorin, por tani nga ai e ka kthyer shikimin edhe skuadra angleze, Liverpool.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i interesuar në Hectorin, pasi është një admirues i vjetër i mbrojtësin 27-vjeçar.

Hector mund të arrij në Anfild si zëvendësues i Alberto Morenos, i cili pritet të largohet gjatë verës.

Në anën tjetër edhe Bayerni e sheh Hectorin si zëvendësues të David Alabas që mund të largohet nga Allianz Arena gjatë verës.

Më parë të interesuar në gjermanin ishin edhe skuadra italiane, Inter dhe ajo angleze, Chelsea.

You may also like