Ballina OP/ED

Liderët politik urojnë besimtarët për muajin e Ramazanit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në profilin e tij në Facebook ka uruar gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Postimi i tij i plotë:

Besimtarët e fesë islame, nesër nisin agjërimin e muajit të Ramazanit, kur shtohen vetëpërmbajtja individuale, solidariteti kolektiv dhe veprat e bamirësisë. Ky muaj i bekuar e forcon moralin dhe rrit devotshmërinë, prandaj si President i Republikës së Kosovës, të gjithë besimtarëve islamë u uroj agjërim të lehtë dhe sa më shumë paqe, dashuri dhe tolerancë me njëri-tjetrin. HTH

Po ashtu edhe kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi uroi gjithë besimtarët islamë për fillimit e këtij muaji.

Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, besimtarëve të fesë islame, u shpreh urimet më të sinqerta, me dëshirën që ky muaj të sjellë më shumë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie.

Lë të shërbejë ky muaj për forcimin e ndjenjës së flijimit, vetëpërmbajtjës, mëshirës, afrimit dhe faljës mes njerëzve.

Agjërim të lehtë!

RH

Edhe kryparlamentari Kadri Veseli uroi gjithë besimtarët për fillimin e Ramazanit.

Të gjithë besimtarëve myslimanë në Republikën e Kosovës ua uroj fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Begatia shpirtërore e këtij muaji le të na shërbejë për t’i bërë edhe më të fuqishme vlerat tona të respektit, harmonisë e solidaritetit ndaj njëri-tjetrit. Në traditën e popullit tonë, adhurimi i Zotit është njëkohësisht dashuri e përkushtim për humanizmin dhe kjo na bënë krenarë. Muaji i Shenjtë i Ramazanit përbën thelbin e kësaj vlere të madhe e shumë të nevojshme. Agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve që kanë zgjedhur t’i përkushtohen me devocion obligimeve të këtij muaji të shenjtë.

 

You may also like