Ballina Lajme

LDK dhe VV votojnë disa projektligje dhe largohen nga salla

Deputetët nga Lidhja Demokratik e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar sallën e Kuvendit, ku në rend dite janë një sërë projektligjesh.

Deputetë të këtyre partive kanë marrë pjesë në fillim të seancës ku është diskutuar edhe për Projektligjin për Transmetuesin Publik të Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se LDK po merr pjesë vetëm për të votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

“Grupi parlamentar i LDK-së është në seancë për të votuar marrëveshjet ndërkombëtare që nuk janë votuar në seancën e fundit, ne jemi këtu për të votuar marrëveshjen ndërkombëtar”, tha ai në seancën plenare të Kuvendit , ku janë aprovuar një sërë projektligjesh.

Kryesuesi i seancë plenare, Xhavit Haliti ftoi opozitën që të kthehet në sallë për aprovimin e pikave të  parapara të rendit të ditës.

Ligjvënësit kosovar kanë shkuar në pauzë për t’u rikthyer në 14: 00.

You may also like