Ballina Fokus Lajme

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës miratoi raportin e punës së Kryesisë dhe llogaritë përfundimtare

Në ambientet e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës u mbajt mbledhja e radhës së Kuvendit të BIK-ut,  në të cilën morën pjesë anëtarët e kryesisë dhe drejtorët e drejtorive.

Në këtë mbledhje mori pjesë edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili foli për aktivitetet, sfidat dhe të arriturat e Kryesisë për vitin që e lëmë pas. “Viti që shkoi ishte mjaft i suksesshëm si për nga aktivitetet fetare ashtu edhe nga aspekti i ngritjes së infrastrukturës në teren” – tha mes tjerash Myftiu Tërnava. Ai gjithashtu i njoftoi kuvendarët edhe me vendimin e Kryesisë së BIK-ut për hapjen e paraleles së vajzave në Medresenë e Gjilanit. Ndërsa sa i përket punëve për ndërtimin e Xhamisë Qendrore ai tha se shumë shpejt pritet fillimi i punëve të para.

Pas kësaj, Kuvendi shqyrtoi raportin e punës së Kryesisë për periudhën janar-dhjetor 2017, të cilin pas diskutimeve edhe e miratoi, së bashku edhe me llogarinë përfundimtare të Kryesisë për vitin 2017. Në fund për një fjalë rasti iu drejtua edhe kryetari i Kuvendit të BIK z. Ajni Sinani, i cili mes tjerash potencoi se kjo është mbledhja e fundit në këtë përbërje.

 

You may also like