Ballina Lajme

Kurti viziton Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti, bashkë me dy kandidatët për deputet, Hajrulla Çeku, dhe Yll Rugova, kanë vizituar Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë..

Kurti tha se restaurimi i xhamisë është stërzgjatur gjë që rrezikon trashëgimin kulturore në vend.

“Këtu gjendemi në xhaminë afër Kuvendit të Kosovës e cila daton që 6 shekuj. Restaurimi i të cilës është stërzgjatur. Ky nuk është problemi i vetëm, por edhe mungesa ë një pikë qendrore turistike në këtë xhami. Edhe në vendet e ndryshme të botës ekzistojnë vende të trashëgimisë kulturore. Këtu nuk ekzistojnë as kushtet minimale për vizitë në këtë xhami”, tha Kurti.

Hajrulla Çeku, Kandidatë për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje tha se problemi i stërgjatës se këtij restaurimi  qëndron tek institucionet që nuk e kanë trajtuar në kohë.

“Një nga rastet që ilustrojmë më së miri trajtimin institucional në trashëgimin kulturore. Është rast që edhe kur janë fjetur fondet nuk iu janë dhenë objektit. Problemi nuk është të xhamia por të institucionet që nuk e kanë trajtuar këtë. Ka qenë pikë referencë për Prishtinën e vjetër dhe e vizituar nga turistet, por për shkak të neglizhencës institucionale rrinë dhe vetë degradohet në këtë gjendje dhe nuk i shërben  destinimeve që duhet t’i ketë. Ka shumë raste tjera në Kosovë nuk është vetëm kjo se si e kemi trajtuar trashëgimin gjithë këtyre viteve”, tha ai.

Yll Rugova, kandidatë për deputetë në Lëvizjen Vetëvendosje, tha se restaurimi i stërzgjatur i xhamisë është rrezik për humbjen e trashëgimisë kulturore.

“Çështja e muzeut siç është kjo ndërtesë e cila ka mbijetuar deri tash është me rëndësi që t’i japim një hapësirë që turizmi duhet me u lulëzuar. Derisa kemi një muze i cili është në funksion, por kjo xhami për shkak të restaurimit të stërzgjatur është rrezik për humbjen e trashëgimisë kulturore. Nëse marrim shembullin e xhamisë së Sofijes në Stamboll kjo do të merrte shembullin e njëjtë për vizitë. Prishtina ka disa shtresa të periudhës së saj, që paraqiten në ndërtesat si pallati i rinisë, i shtypi muzeu e kjo ndërtesë”, ka thënë Rugova.

Xhamia e Çarshisë është një ndër objektet e para të ndërtuara në Prishtinë, ajo u ndërtuar në vitin 1391.

Turistët për të vizituar ketë xhami edhe mbas 6 shekujve duhet të kalojnë përmes një dërrase, shkruan EO.

You may also like