Ballina

Kurti për PSD-në: Kushdo që po del prej VV-së po përfundon në prehrin e PDK-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për mesazhet e publikuara në media të deputetëve të PSD-së me pjesëtarë të koalicionit qeverisës. Kurti më mbledhjen e 35-të të Këshillit të Përgjitshëm të VV-së, tha se kushdo që po del prej VV-së po përfundon në prehër të PDK-së. “Për Lëvizjen Vetëvendosje, fillimi i këtij viti ka qenë paksa i pazakontë, sepse ende nuk po e kuptonim se një grup aktivistësh të dikurshëm por tentonin ta dëmtojnë Lëvizjen dhe t’ia shkaktojnë asaj një aksident. Sigurisht ata nuk ia dolën ta dëmtojnë Lëvizjen sepse shumica e simptizuesve tanë e analizuan mirë situatën”, tha ai. Kurti shtoi se kësaj situate ia kuptuan të vërtetën vetëm dje. “Kësaj tentative hileqare arritëm t’ia kuptojmë të vërtetën vetëm dje kur i pamë në media mesazhet e tyre. Kjo e vërtetë nuk na gëzon aspak, përkundrazi na hidhëron”, shtoi i pari i VV-së. Kurti dekaroi se deputetët e PSD-së u blenë nga presidenti Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. “12 deputetë Thaçi i paska blerë dhe tash janë borxhlinj të Thaçit dhe Kadrisë. Kushdo që po del prej VV-së po përfundon në prehër të PDK-së. I pata lutur të qëndrojnë në Lëvizje, por paskam qenë i pashpresë për projektin e tyre. Thaçi e Veseli e kanë shfrytëzuar edhe lakminë e AAK-së dhe Nismës për pushtet”, tha ndër të tjera ai. Kurti ka kritikuar ashpër edhe Qeverinë e Ramush Haradinajt. “Jeta po bëhet më e shtrenjtë, mirëpo Qeveria e Kosovës nuk tregoi ndonjë prirje për të zhvilluar ekonominë. Ajo e vijoi me avazin e vjetër, atë të asfaltit. Madje edhe taksën ndaj Serbisë e ka vendosur pa plan dhe synon ta heqë pa plan”, tha ai. Kreu i VV-së tha se partia e tij politike është rritur edhe më shumë. “Pavarësisht përpjekjeve për ta ndalur dhe dëmtuar VV- në i kemi pasur mbi 5 mijë anëtarësime të reja. Sot kemi mbi 36 mijë e 500 anëtarë gjithsej, duke qenë një prej organizatave më të mëdha në Kosovë dhe më gjerë. Në vitin e ardhshëm, qendra të Lëvizjes do t’i hapim në SHBA dhe Francë si dhe në shtete si Greqi, Kroaci dhe Itali, ku ka prezencë të madhe të mërgatës shqiptare”, tha ai

You may also like