Ballina Lajme

KQZ-ja akrediton 646 vëzhgues për zgjedhjet e së dielës në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka akredituar 646 vëzhgues që do të përcjellin zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat e veriut.

Sipas të dhënave që u bën të ditura në mbledhjen e KQZ-së, gjithsejtë janë  646 vëzhgues të cilët do të mund të përcjellin votimin më 19 maj.

Të drejtë vote kanë 57 mijë e 983 emra të votuesve, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

Në Leposaviq kanë të drejtë vote 18 mijë e 164 votues; 18 qendra të votimit; 31 vendvotime; në Zubin Potok: 8 mijë e 535 votues; 12 qendra të votimit; 16 vendvotime; në Zveçan: 9 mijë e 229 votues; 7 qendra të votimit; 13 vendvotime dhe në Mitrovicë e veriut: 22 mijë e 055 votues; 7 qendra të votimit; 27 vendvotime.

KQZ-ja ka angazhuar 670 komisionerë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit, raporton EO.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet për katër komunat veriore të Kosovës pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

You may also like