Sport

Kosovë – Angli, sot dalin në shitje biletat

Sot (e martë) do të dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Angli.

Kombëtarja e Kosovës më 17 nëntor zhvillon ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2020, duke pritur në ‘Fadil Vokrri’ Kombëtaren e Anglisë.

FFK ka njoftuar se të martën do të dalin në shitje biletat për këtë ndeshje shumë të rëndësishme për ‘Dardanët’, përcjell lajmi.net.

Biletat edhe kësaj here do të shiten online në faqen ‘Tiks.app’, dhe do të jenë të qasshme nga ora 16:00.Për dallim nga herat e kaluara, tani një person ka të drejtë të blejë vetëm dy bileta.

Çmimet e biletave fillojnë nga 5 euro në Veri dhe Jug, në Lindje do të kushtojnë 10 dhe 15 euro, në Perëndim 15 dhe 20 euro, ndërsa ato VIP, 80 euro.

You may also like