Kosova U21 ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ duke e mundur 2:1 Kombëtaren e Turqisë, në kualifikimet për Kampionatin Evropian për të rinj.

Në praninë e një numri të konsiderueshme tifozësh, ‘Dardanët’ e rinj e mbajtën gjallë festën e filluar një natë më parë, me fitoren e ekipit të parë të Kosovës në udhëtim te Bullgaria.Pas disa tentimeve në pjesën e parë, goli i epërsisë për Kosovën erdhi në minutën e 45’, kur shënoi Arbenit Xhemajli, për 1:0, shkruan lajmi.net.

Në sekondat e para të pjesës së dytë, mysafirët shfrytëzuan një pakujdesi në mbrojtjen e Kosovës, duke shënuar për 1:1 me anë të Dervisoglu.Pas këtij goli, të rinjtë e Kosovës nisën një ofensivë drejt portës së Turqisë, duke arritur që në minutën e 72’, të rikthejnë epërsinë nëpërmjet Mirlind Dakut.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Lirim Kastrati, që shënoi në minutën e 89’, për 3:1.Pas kësaj fitore, Kosova U21 numëron 6 pikë, dhe renditet në vendin e parë në grupin 3.

You may also like