Sport

Kosova arrin në Angli para përballjes së nesërme

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur në Angli para përballjes së nesërme me ‘Tre Luanët’ në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

‘Dardanët’ do të përballen me anglezët në kuadër të Grupit A nga ora 20:45 në stadiumin ‘St. Mary’s Stadium’ të Southmaptonit.

Lojtarët e Kosovës tashmë kanë arritur në Angli, pasi sot në mesditë ishin nisur nga aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’.

Përfaqësuesja e jonë do të përballet me anglezët pas fitores 2-1 ndaj Republikës Çeke në ‘Fadil Vokrri’ e që janë të motivuar po ashtu edhe nga 15 ndeshje pa pësuar humbje.

Anglia është lider i Grupit A me nëntë pikë, Kosova me tetë, çekët me gjashtë, Mali i Zi dhe Bullgaria me nga dy sosh.

Kujtojmë se sot nga ora 20:45 Anglia U21 të përballet me Kosovën U21 në stadiumin ‘KCOM Stadium’ të Hull Cityt.

You may also like